Para pak minutash ka nisur takimi i planifikuar mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, me të dërguar e BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçka dhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Kjo vizitë ka për qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale në veri të Kosovës.
Pritet që dy të dërguarit ditën e nesërme të takohen me presidenten, Vjosa Osmani dhe liderët e opozitës.
Pas përfundimit të kësaj vizite, ata do të shkojnë gjithashtu edhe në Serbi për t’u takuar me presidentin, Aleksandër Vuçiç.r.t/abcnews.al