“Investim” për të ardhmen, Chelsea zyrtarizon nënshkrimin me 16-vjeçarin ekuadorian

schedule18:14 - 5 Qershor, 2023

schedule 18:14 - 5 Qershor, 2023

Ende pa nisur në mënyrë zyrtare merkato e verës, zyrtarizimet e para kanë filluar dhe tashmë është radha e “bluve” të Chelsea për të prezantuar një transferim, transferim ky që në këtë rast do të shërbejë për të “ardhmen”.

Me anë një postimi në profilin e tyre zyrtar në rrjetin social “Tëitter”, “blutë” kanë njoftuar nënshkrimin e mesfushorit 16-vjeçar, ekuadorian, Kendry Paez nga kampionët e Ekuadorit, Independiente del Valle.

Vetëm 16-vjeçar, Paez konsiderohet si një ndër talentet më premtues të futbollit në Amerikën e Jugut, teksa do të mbërrijë në “Stamford Bridge” vetëm kur të ketë mbushur moshën 18-vjeç. /i.m /abcnews.al 

Postimi i klubit: 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!