Miami Heat ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në serinë finale të NBA ndaj Denver Nuggets.
Ashtu si ndeshja e parë, edhe e dyta u zhvillua në “Ball Arena” të Denver, ku Nuggets kanë pësuar para tifozëve të tyre nga Heat një disfatë me tre pikë diferencë 108:111.
Ka qenë një ndeshje shumë e barabartë, me Heat që në çerekun e katërt morën epërsinë dhe e menaxhuan mirë atë duke marrë një fitore shumë të vlefshme. Ylli nigerian Gabe Vincent ishte më efikasi te skuadra fituese me 23 pikë të realizuara.
Me lojë të mirë u dalluan edhe Jimmy Butler dhe Bam Adebayo që shtuan nga 21 pikë të tjera në fitoren e madhe të Heat. Te vendasit më i dalluari ishte qendra Jokic me 41 pikë, 11 kërcime e katër asistime, derisa Jamal Murray shtoi 18 pikë të tjera, por që nuk mjaftuan për fitore.
Kështu, finalja e madhe në NBA pas dy ndeshjeve të para barazohet në 1-1 dhe seria e finaleve tani zhvendoset në Miami.
Sfida e tretë finale do të zhvillohet në “Kasey Center” të Miamit në orët e para të ditës së enjte, 02:30 me kohën tonë lokale./ h.ll/abcnews.al