Sezoni i Tammy Abraham nuk mund të përfundonte më keq. Gjatë ndeshjes së fundit të Romës në ligë për këtë sezon kudnër Spezia, sulmuesi anglez, i cili u aktivizua në pjesën e dytë, u desh të linte fushën me barelë në minutën e 82-të pas një kthese të panatyrshme të gjurit.
Rezultati i rezonancës magnetike të kryer gjatë natës në Villa Stuart dha një përgjigje në lidhje me dëmtimin e tij.
“Trauma e ndrydhjes me dëmtim të ligamentit të kryqëzuar anterior të gjurit të majtë”, ishte ekzaminimi mjekësor.
Një lajm tepër i keq për Abraham, i cili do të duhet të operohet dhe do të qëndrojë larg fushave të lojës për të paktën 5 ose 6 muaj, si dhe për Romën, të cilët do të kërkojnë gjatë merkatos së verës një tjetër sulmues qendror.
Roma gjithashtu thuhej se po mendonte ta shiste për shifrën e 40 milionë eurove gjatë merkatos, por tashmë me këtë dëmtim nuk do të ndodhë./h.ll/abcnews.al