Pak orë më parë një ngjarje e rëndë u raportua nga qyteti i Korçës, ku 46-vjeçari, Aleko Myrtollari plagosi rëndë më thikë gruan e tij, Manjola Myrtollari, 38-vjeç dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Mësohet se çifti jetonte me qira, ndërsa kishin më shumë se një muaj që ishin zhvendosur nga Tiranë për të jetuar në Korçë.
LEXO EDHE: Korçë/ 46-vjeçari plagos rëndë me thikë bashkëshorten e tij
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, thuhet se çifti ka pasur probleme prej kohësh.
Bashkëshorti ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj Manjola Myrtollarit. Në banesë në ato momente kanë qenë edhe fëmijët, por autori më parë i ka nxjerrë ata jashtë dhe më pas ka qëlluar disa herë bashkëshorten.
Ka qenë vajza 16-vjeçare ajo që më pas është futur brenda ka parë nënën e saj të plagosur dhe ka njoftuar policinë.
Po ashtu mësohet se bashkëshorti konsumonte alkool dhe rrinte shpesh i dehur, ndërsa punonte me sezone jashtë shtetit.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 04.06.2023, rreth orës 22:00, në lagjen nr.10, Korçë, në banesë shtetasi Aleko Myrtollari., rreth 46 vjeç, ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen Marjola Myrtollari., rreth 38 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë krehjen e saj. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar shtetasit Aleko Myrtollari., i cili pasi ka plagosur bashkëshorten e tij është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.r.t/abcnews.al