Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen ka folur për të ardhmen e tij.
24-vjeçari ishte golashënuesi më i mirë i Serie A dhe u votua gjithashtu si sulmuesi më i mirë i ligës dhe ndihmoi Napolin të fitonte Scudetton e tyre të parë pas 33 vitesh.
“Kemi pasur një sezon fenomenal. Fitimi i kampionatit italian është arritja kryesore në karrierën time për momentin. Jam krenar për gjithçka që kam arritur, por nuk do të ndalem me kaq.
E ardhmja ime? I takon presidentit të klubit. Unë e dua Napolin, jam shumë i vlerësuar këtu. Nuk e kam problem të qëndroj, por varet nga presidenti ynë, jo unë”, tha Osimhen për DAZN. /G.D abcnews.al/