Të huajt zgjodhën Durrësin. Turistë nga vende të ndryshme të Evropës këtë fundjavë pushuan në këtë bregdet.
Ky grup pushuesish nga Hungaria kanë mbetur të kënaqur nga deti, ushqimi dhe mikëpritja.
Çmimet thonë se janë të favorshme për ta.
“Jam këtu prej pesë ditësh. Është një vend i bukur. Plazhi është I këndshëm”, ka thënë një pushues.
“ Ne jetojmë në Hungari, është hera e parë që vizitojmë Shqipërinë. Kishim dëgjuar fjalë të mira për vendin tuaj, për detin, për mikëpritjen. Udhëtimi nga Hungaria në Shqipëri me avion zgjat pak, kështu që zgjodhëm të vijmë. Çmimet janë të ngjashme me Hungarinë, por akomodimi është më i lirë”, ka thënë një turiste hungareze.
Shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut gjithashtu zgjodhën të kalojnë fundjavën në Durrës.
Thonë se po kalojnë mirë, por kishin dhe ankesa.
“Nuk janë të ndarë kush është plazh publik apo privat”.
Përveç shëtitores shikoj se e kanë rregulluar por duhet që të ketë më shumë gjelbërim, ka akoma vend për përmirësim”, thotë një tjetër pushuese.
Fundjava e parë e qershorit nuk e ka gjetur ende gati për sezonin e ri vijën bregdetare te Durrësit. /abcnews.al