Kryesori që vendosi finalen e FA Cup dhe për t’i dërguar një sinjal Interit për finalen e Stambollit.
Ilkay Gundogan, mesfushori i Manchester City, foli për mikrofonat e “BBC” duke prekur edhe çështjen e të ardhmes së tij.
“Është gjithmonë bukur të fitosh një finale, ky grup e meriton. Ne luajtëm shumë mirë, e merituam fitoren”, tha ai në lidhje me finalen ndaj Manchester United.
Gjithashtu, mesfushori gjerman foli edhe për të ardhmen e cila është ende e pasigurt. Ish-lojtari i Dortmund është pranë skadencës së kontratës dhe mund të largohet me parametra zero.
“Nuk kam nevojë për këtë lloj mbrëmje për t’u ndjerë i vlerësuar. Asgjë nuk është vendosur ende, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë rreth të ardhmes”, është shprehur Gundogan./h.ll/abcnews.al