Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tensionet e krijuara në veri të Kosovës është I qartë: qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti është fajtore, ajo nuk dëgjoi këshillat e ndërkombëtarëve.
Në një intervistë për “BBC RADIO”, i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e drejtoi edhe një herë gishtin nga kurti, duke deklaruar se tensionet në tre komunat Zvecan, Zubin Potok dhe Leposaviq ishin rezultat i mungesës së vullnetit të kryeministrit për të dëgjuar bashkësinë ndërkombëtare.
“Ky përshkallëzim ishte pjesërisht si rezultat i mungesës së vullnetit të palës kosovare për të dëgjuar bashkësinë ndërkombëtare, duke insistuar në shfrytëzimin e objekteve komunale. Ishte e rëndësishme për ne që të ndërtonim besimin ndërmjet komuniteteve në mes të çdo gjëje. Fatkeqësisht, përpjekjet tona për koordinim me Qeverinë e Kosovës u kundërshtuan”, ka thënë Escobar.
Sipas zyrtarit të lartë të Uashingtonit, Kurti u kishte premtuar që kryetarët e rinj në veri të ushtronin vetëm autoritet administrativ derisa të gjendej një zgjidhje.
“Nuk ka pasur nevojë që të shkohet në ato ndërtesa. Ato nuk e kanë ndonjë vlerë reale. Ato janë kryesisht të thata tani. Kurti na ka siguruar që ata kryetarë do të ushtrojnë vetëm autoritetet administrativ, për të kryer shërbime bazike komunale, por u kthye në një përplasje vullnetesh mes atyre që nuk donin që kryetarët e rinj të merrnin detyrën dhe atyre që këmbëngulën që kryetarët të ishin në ato komuna për arsye simbolike”, ka thënë ndër të tjera.
Uashingtoni i ka parashtruar kërkesa konkrete kryeministrit për të qetësuar situatën.
“Ne e kemi porositur atë që t’i tërheqë kryetarët nga ndërtesat komunale, që t’i largojë zyrtarët policorë nga ndërtesat, dhe që më pas, me urgjencë, të nisin diskutimet për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë Escobar.
Edhe këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka kërkuar de përshkallëzim të menjëhershëm të situatës. Në një postim në rrjetet sociale Tëitter ai ka njoftuar se ka zhvilluar një bisede telefonike me Presidentin serb Aleksander Vuçiç ku i ka të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në zbutjen e krizës./abcnews.al