Me largimin e mundshëm të Ilkay Gundogan drejt “katalanasve” të Barcelona, tekniku Pep Guardiola dhe bordi i “qytetarëve” janë në kërkim të një mesfushori, që mund të bëjë punënë e turko-gjermanit mjaft mirë.
Sipas raportimeve nga mediat britianike, Manchester City i është vënë pas krotatit të mesfushës së Chelsea, me “blutë” që janë gati të kërkojnë minimalisht 35 milionë paund për ish-mesfushorin e Inter e Real Madrid.
Nërkaq, kujtjomë se këtë sezon me fanellën e Chelsea, Mateo Kovacic ka zhvilluar 37 paraqitje, teksa ka arritur të shënojë vetëm 2 gola e të dhurojë po aq asistime, në një sezon totalisht të dështuar për një lojtar si kroati. /i.m /abcnews.al