Një festë dhe dy ngjarje/ Lirimi i Tahirit, arrestimi i zyrtares, reagimi i Ramës dhe “kërcënimi” i SHBA

schedule23:12 - 2 Qershor, 2023

schedule 23:12 - 2 Qershor, 2023

Zgjedhjet u fituan, por jo të gjitha betejat. Kreu socialist i kurseu përkëdheljet, në një ditë jo pa rëndësi për mazhorancën. Dhe jo në lidhje me lirimin e parakohshëm të Sajmir Tahirit.

Kryeministri paralajmëroi kështu lajmin që u bë zyrtar pak minuta më vonë.

Joana Duro, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, dhe një tjetër kolege e saj u arrestuan për korrupsion me urdhër të SPAK.

Por pak minuta më herë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shprehën të shqetësuara për lirimin e Tahirit, edhe pse jo me emër.

Po për cilin mik të fortë e kishte Yuri Kim?

Kryeministri Rama përsëriti atë që ka thënë më herët. Se mazhoranca e bëri reformën në drejtësi, që të gjithë të ishin të barabartë përpara ligjit.

Drejtësi pas lirimit kërkoi edhe Saimir Tahiri.

Por më shumë se kaq, u duk një paralajmërim se rrugëtimi i tij drejt të vërtetës së tij nuk do ndalej me aq.

Drejteëi apo jo, një gjë është e qartë. Te premten, Tirana nuk pati me kohë të merret me Albin Kurtin. Perballe një opozite të dobët, Edi Rama mesa duket e ka kuptuar se me drejtësinë, beteja fitohet, vetëm duke u vetësheruar nga sëmundjet e brendshme të qeverisjes. E para, korrupsioni./abcnews.al