U arrestua për korrupsion/ SPAK kërkon burg për ish-gjyqtaren e Elbasanit

schedule14:37 - 2 Qershor, 2023

schedule 14:37 - 2 Qershor, 2023

SPAK kërkon dënimin me 2 vite e 8 muaj burg për ish-gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka, e arrstuar për korrupsion.

Gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka dhe avokati Ilir Pashaj, ish gjyqtar i larguar nga detyra para vetingut, u arrestuan me urdhër të SPAK, me akuzën e korrupsionit me një skemë të uljes së dënimit ndaj një shtetasi kundrejt ryshfetit.

Xhulio Musaj, i dënuari për të cilin janë paguar lekët, ka qenë i dënuar për plagosje. Familjarët kanë tentuar të korruptojnë gjyqtaren Vyshka nëpërmjet avokatit të tyre mbrojtës Ilir Pashaj , duke i ofruar 2 milionë lekë. Por pas takimit me gjyqtaren, sipas SPAK ajo ka kërkuar më shumë para.

Informacionet për këtë rast korrupsioni SPAK i ka marrë në rrugë operative dhe në sajë të përgjimeve, pasi janë sinjalizuar për këtë rast korrupsioni.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!