Dasma mbretërore e Jordanisë/ Pse të gjithë po flasin për këpucët e nuses?

schedule13:46 - 2 Qershor, 2023

schedule 13:46 - 2 Qershor, 2023

Para miqve, të afërmve dhe mbretërve nga e gjithë bota, Princi Husein u martua me arkitekten 28-vjeçare Raja Al Saif.

Nusja tërhoqi vëmendje me fustanin e saj të nusërisë të bërë me porosi Elie Saab. Ajo shkëlqeu me dekoltenë e saj asimetrike dhe detajet që shoqëronin në mënyrë unike fustanin e saj.

Ajo kishte veshur një vello të gjatë dhe bizhuteri të çmuara, duke përfshirë një palë vathë mahnitës dhe një diademë edhe më shkëlqyese. Ajo u konsideruar nga të gjithë një nuse e bukur. Ajo bëri bujë të veçantë me zgjedhjen e saj të këpucëve. Pasi zëvendësoi sandalet me taka të larta me një palë këpucë elegante të bardha të sheshta.

Ajo dukej e mrekullueshme pranë burrit të jetës së saj, i cili për këtë rast kishte veshur një veshje që i përkiste babait të Mbretit Abdullah./abcnews.al