Paolo Gentiloni është komisioneri i ri për çështjet ekonomike, në vend të Pier Moskoviç. Presidentja e zgjedhur e Komisionit europIan Ursula Von der Leyen u shpreh se po prezantonte një skuadër të ekuilibruar, e cila bashkon aftësinë me eksperiencën, me një komision i cili punon me këmbëngulje dhe që ofron përgjigje. Ajo shtoi se kërkonte që komisioni të ishte fleksibël, modern dhe i shpejtë në veprime./ABC News Albania 24/7
BE, Von der Leyen: Gentiloni, komisioneri i ri për çështjet ekonomike
schedule13:53 - 10 Shtator, 2019
schedule 13:53 - 10 Shtator, 2019