Sipas El Nacional, Xavi i ka thënë Ferran Torres se nuk do të luajë sezonin e ardhshëm edhe nëse vendos të qëndrojë në klub. Sipas publikimit, spanjolli nuk është më i përfshirë në planet e trajnerit.
Në të njëjtën kohë, vetë Ferran ende synon të qëndrojë te Barcelona. Sport ka raportuar se Torres do t’i bëjë një kërkesë të fundit Xavi në lidhje me të ardhmen e tij.
Spanjolli ishte ndër lojtarët, largimi i të cilëve mund t’i ndihmojë katalanasit të ulin listën e pagave. Sipas Football Transfers, Newcastle ishte i interesuar për nënshkrimin e Torres dhe mund të paguante 35 milionë euro për lojtarin.
Mesfushori ka bërë 44 paraqitje për Barçën këtë sezon, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë tre asistime. /G.D abcnews.al/