Ish-trajneri i Milanit, Fabio Capello, tha se kur ishte trajner i kuqezinjve, më së shumti përplasej me Ruud Gullit, shpesh kjo ndodhte për shkak të vonesës së lojtarit.
Gullit ishte një nga tre lojtarët holandezë që shkroi faqet më të lavdishme në historinë e klubit në fund të shekullit të kaluar.
“Kam pasur konflikte me Gullit për shkak të vonesës. Unë jam shumë i rreptë për rregullat. Unë dua që lojtarët t’i trajtojnë rregullat e mia ashtu siç i kanë trajtuar udhëzimet e prindërve të tyre në fëmijëri”, citon fjalët e Capello-s agjencia italiane e lajmeve ITASportPress. /G.D abcnews.al/