Tupac i jepet një yll në Walk of Fame 27 vjet pas vdekjes

schedule15:16 - 1 Qershor, 2023

schedule 15:16 - 1 Qershor, 2023

27 vjet pas vdekjes, legjenda e hip-hop-it, Tupac mori yllin e tij në Hollywood Walk of Fame.

Zbulimi do të bëhet më 7 qershor, teksa motra e tij, Sekyiwa “Set” Shakur, do të marrë nderimin në emër të tij.

Ylli do t’i jepet reperit legjendar për kategorinë “Regjistrimi”. “Tupac Shakur ishte një reper, aktor, aktivist, poet dhe revolucionar”, tha në një deklaratë producentja e Hollywood Walk of Fame, Ana Martinez.

“Ky artist ikonë ka vazhduar të jetë pjesë e muzikës për dekada pas vdekjes së tij dhe do të vazhdojë të jetë një figurë e rëndësishme kulturore për shumë vite në vijim”, shtoi ajo.

Tupac Shakur u vra në vitin 1996, në moshën 25-vjeçare. Ai u bë një nga emrat më të mëdhenj në historinë e muzikës hip hop dhe një ndikim të madh në artistët që pasuan.

Ndër artistët që u dhanë pas vdekjes një yll në Hollywood Walk of Fame ishin Paul Walker dhe Carrie Fisher./abcnews.al