Tre adoleshentë rrëmbyen, vranë dhe gatuan një mjellmë, e ngatërruan me një rosë

schedule14:40 - 1 Qershor, 2023

schedule 14:40 - 1 Qershor, 2023

Tre adoleshentë nga Nju Jorku vranë një mjellmë femër në një liqen të mbrojtur lokal, e gatuan atë, e hëngrën dhe rrëmbyen katër foshnjat e saj.

Mjellma e quajtur Faye u bë darkë për katër të rinj në një fshat me 4,600 banorë, i cili ka një liqen ku kanë jetuar breza mjellmash që nga viti 1905. Policia tha se adoleshentët, tre miq, të moshës 16, 17 dhe 18 vjeç e vjetër menduan se Faye ishte një rosë para se ta thernin dhe gatuanin atë.

“Ata nuk e dinin se ishte një mjellmë dhe nuk e dinin se nuk ishte një kafshë e egër dhe se në fakt i përkiste fshatit Manlius”, tha shefi i policisë lokale.

Të tre të rinjtë përballen me akuzat për vjedhje, dëmtim kriminal dhe shkelje të ligjit.

Sipas policisë, tre të akuzuarit kishin dalë për “gjueti” kur në orën 3 pas mesnate kanë kapërcyer gardhin dhe kanë vrarë Fayen fatkeqe në folenë e saj.

Pasi e vranë, e çuan në një nga shtëpitë e tyre, e gatuan dhe e hëngrën.

Të tre të rinjtë rrëmbyen edhe katër foshnjat e saj, duke planifikuar t’i mbanin si kafshë shtëpiake.

Kryebashkiaku i qytetit tha se foshnjat mjellma, rreth 4 javëshe, tani janë nën kujdesin e një biologu që kujdeset për shëndetin e mjellmave të qytetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!