Horoskopi mujor për 12-të shenjat, zbuloni si do të shkojë jeta juaj gjatë ditëve të nxehta të qershorit

schedule12:25 - 1 Qershor, 2023

schedule 12:25 - 1 Qershor, 2023

Për të folur për parashikimin e yjeve, në emisionin ‘ABC-ja e Mëngjesit’ ishte i ftuar astrologu Hysgen Dauti. Ai bëri parashikimin e Horoskopit për muajin e parë të verës, qershorin, duke theksuar me shumë detaje si do të jenë këto javë për të gjitha shenjat.

Për të parë se si do të jeni në dashuri, karrierë dhe kënaqësitë e momentit, lexoni parashikimin e yjeve:

Dashi

Qershori i Dashit do të jetë shumë pozitiv sepse sapo ka nisur periudha e mirë financiare, investimesh dhe një periudhë ku ka shumë gjasa që të jenë çift. Rrugëtimi i tyre do të jetë në çift, do ketë rëndësi partneriteti sepse dhe fitimet financiare mund të vijnë nga një partner suportiv. Në anë të tjera dhe investime financiare do të jetë në rrugën e duhur, kështu që Dashi i ka hyrë një viti të mirë financiar, por kjo është shumë e theksuar në qershor.

Demi

Sapo ka nisur zyrtarisht viti i Demit. Kështu që efektet janë ndjerë që përpara datës 16 maj, por kulmi ka qene kjo datë. Pastaj i gjithë qershori vijon me nisma të reja dhe gjithçka nis nga e para për Demin. Kemi ngritje në detyrë për Demin, kemi një mundësi pune, një mundësi shkollimi, pra çfarë do lloj gjëje që është e re, është shumë me fat për Demin, sepse do të ndikoj te 12-të vitet e ardhshme, qoftë dhe njohjet e reja, qoftë dhe shoqëri të reja.

Binjakët

Është pikërisht momenti i lodhjes, reflektimit, karikimit, pra janë në atë zonën e rehatisë së tyre. Viti tjetër do të jetë viti i tyre dhe ata janë në atë pikën e fundit që duhen me patjetër të ‘pastrohen’, nga dhoma, gjërat e vjetra në sirtare te njerëzit. Pastroni, thjesht bëni disa rituale, që duhen. Karikohuni, bëni ditë pushimi, do jetë një periudhë viti ndoshta pa lidhje, por që ju duhet të merrni kohë për veten. Do të jetë një periudhë shumë e rëndësishme kjo dhe çfarë do lloj kapitulli që ka mbetur pezull do të mbyllet me sqarime, me procese gjyqësore. Edhe nuk është një periudhë që duhet të merrni rreziqe që të evitoni procedurat penale. Karriera do të ketë shpërblime, ndërsa dashuria ka shumë gjasa të ketë divorce.

Gaforrja

Karriera dhe financat do të jenë shumë të mira. Do të kenë ngritje financiare, aventura të reja, qoftë dhe në formën e karrierës, qoftë dhe në formën e lidhjes. Do të promovohen shumë dhe gjërat do të marrin një rrjedhë komplet të veçantë për Gaforren ku do të jenë në rrethana dhe në komunitet tjetër.

Luani

Luani është në një moment vendimesh të rëndësishme, lidhur me karrierën, lidhur dhe me martesat. Pra, nëse kanë qene prej vitesh në një lidhje do të investojnë në të, nëse kanë qene në vende të ndryshme, tashmë do të zënë një pozicion të mirë pune, do të kenë një ngritje të detyrës ose të stutusit të tyre social. Është një periudhë shumë e mirë për të bërë prindër, sidomos gjinia e meshkujve. Duhet të kenë shumë kujdes me figurat autoritare dhe do të kenë një lidhje të veçantë me figurën atërore, që do të thonë mund të kenë një problem me babain dhe e zgjidhin pikërisht në këtë moment, ose me një figurë autoritare në punë.

Virgjëresha

Ka pasur një eksplorim të fortë shpirtëror, një eksplorim financiar, se ku duhet të jetë, se çfarë duhet të bëjë, si t’i menaxhoj financat. Tani po arrin një periudhë të zhvillimit financiar, mundësi të reja dhe shumë udhëtime do të kenë. Gjatë verës do t’i shohim nëpër cepa të ndryshëm Virgjëreshat, sepse puna mund t’ja bëjë një udhëtim, një udhëtim mund ta bëjnë për qejf, një udhëtim mund ta bëjnë në çift dhe janë shumë të prirur të krijojnë dashuri në distancë. Sepse kjo periudhë i bën Virgjëreshat të eksplorojnë në kultura të ndryshme, jashtë background-it që ato kanë.

Peshorja

Peshorja do të hyjë në një periudhë pak të errët. Ajo do të ketë të papritura në lidhje me faktorët psikologjik që ndikojnë në ambientin ku jetojnë, në shtëpi, në punë dhe kudo. Peshorja do të përballet me thika të brendshme, me thyerje të tabuve, me frikëra financiare, me probleme me partnerin. Njëkohësisht, do të ketë një zhvillim të madh të seksualitetit, do të ketë një zhvillim të madh në gjërat private, intime, do të fitojnë fuqi. Nëse i kemi parë shumë sociale dhe të shpërndarë, tani Peshoret do të jenë në një restorant të lirë me partnerin dhe nuk i intereson se ça bëhet rreth botës.

Akrepi

Do të përballet me situata të pasqaruara, nga ana tjetër ky pozicionim i shërben për të gjetur partnerin e jetës. Do të jetë një verë që ka të bëjë vetëm me persona që i përkasin familjes së tyre dhe shpirtave binjak. Edhe pse do të kenë armiq, do të kenë shumë suport familjar dhe midis miqve. Do të kemi martesa për Akrepët që janë në një lidhje të gjatë, për ata që janë në një lidhje super toksike do të kenë divorce.

Shigjetarët

Shigjetarët do të kenë çështje shëndetësore për t’u zgjidhur, çështje shumë të lehta, jo të rënda. Janë akumuluar nga dikur dhe tani do të bëjnë këto vizitat. Kryesorja do të jetë ndryshim pune, një kontratë pune, punë më e favorshme, që shpërblen më shumë dhe paguhet më shumë. Kjo është shumë e rëndësishme. Është një periudhë për të pasur pjestar të rinj në familje ose kafshë shtëpiake. Edhe pse jo mund të marrin një shtëpi tjetër, mund të kalojnë me qira, do të kenë atë komfortin e madh për të shijuar jetën shtëpiake, familjare, punën, rutinën. Do të kenë një lloj strukture shumë interesante.

Bricjapi

Do të jetë më në fund me fat nga ana romantike. Me shumë mundësi me punën dhe karrierën do merret, por jeta do e çoj me zor te romanticiteti. Shumë e mirë do të jetë ana romantike, shumë e mirë do të jetë ana e udhëtimeve, shumë i mirë promovimi në art, muzikë, rrjetet sociale, mediat. Tani është momenti që do të kenë suport dhe sponcorizim. Është momenti që do t’i ec mbarë.

Ujori

Ujori do të mblidhet pak, do të futet në strukturë familjare, do merret me çështje familjare të vjetra, çështje trashëgimie, pronash. Mund të marri një shtëpi të re. Do të jetë një periudhë shumë e mirë që të fillojë jetën me rehati, do të ketë zyrtarizim lidhje me fejesë dhe martesë. Do të jetë po ashtu një punë shumë e mirë stabël dhe ka gjasa të jetë një punë shtetërore. Do të jetë pak kundër natyrës Ujori se do ketë pak aspekt të vështirë emocional.

Peshqit

Edhe Peshqit do t’i vendosja ‘on top’ në periudhën e qershorit. Do të hyjnë në periudhën e tyre më të mirë, mund të kenë evente të reja dhe do të jenë të ftuarit kryesor, mund të kenë të reja nga puna. Do të jenë në periudhën më të mirë të komunikimit. Do të kenë një zhvillim të bujshëm të followers-ave nëse janë të famshëm dhe viral. Do të kenë rikthimin e ex-it. Përpos përgjigjes që do të japin, është një periudhë shumë e mirë për njohje të reja dhe lidhje, që vijnë kryesisht nga rrjetet sociale, ose nga shoqëria./abcnews.al