Milner e mbyll me “të kuqtë”, nga “Anfield Road” largohet një legjendë e Liverpool

schedule20:42 - 31 Maj, 2023

schedule 20:42 - 31 Maj, 2023

Pas 8 sezonesh me fanellën e “të kuqve” të Liverpool, “veterani” anglez i mesfushës, James Milner, tashmë në moshën 37-vjeçare ka vendosur t’i japë “lamtumirën” mitikun “Anfield Road”, për të nisur një “aventurë” të re diku tjetër.

Përfunimi i “epokës” Milner u njoftua nga vetë klubi i Liverpool, të cilët me anë një postimi të veçantë të shpërndarë në rrjetet sociale, njoftuan largimin e “veteranit” me një mënyrë shumë të lezetshme.

Në foton e postuar ishin shënuar numri total i ndeshjeve që Milner ka luajtur për “të kuqtë” e Jurgen Klopp, plot 332, teksa ka arritur të shënojë 26 gola e të dhurojë 45 asistime, tjetër detaj ky që është shtuar në foton e veçantë.

Ndërkaq, aty është “stampuar” dhe ndeshja debutuese e Milner për skuadrën e Liverpool, përballje që daton më 9 gusht të vitit 2015. Fotoja nuk kishte si të mos shoqërohej dhe me një mbishkrim, ku në të shkruhej, “Një legjendë e Liverpool”. /i.m /abcnews.al 

Shikoni postimin e klubit: