Prej 2 sezonesh si protagonist absolut me fanellën e “djajve” të Manchester United, anësori portugez i mbrojtjes, Diogo Dalot ka nënshkruar ditën e sotme një kontratë të re me skuadrën e Erik ten Hag.
Me anë të një postimi në profilin zyrtar të “djajve” në “Tëitter”, klubi ka njoftuar se ka nënshkruar një kontratë të re me 24-vjeçarin të vlefshme deri në verën e vitit 2028, me një opsion shtyrje për një tjetër vit.
Ndërkaq, një koment të vogël pas nënshkrimit e bërë dhe anësori portugez, me Dalot që e konsidero një nga nderimet më të mëdha në botën e futbollit, faktin që luan për një ekip prestigjioz si Manchester United.
“Të luash për ta është një nga nderimet më të mëdha që mund të kesh në futboll. Kemi ndarë disa momente fantastike në këto pesë vite, jam rritur shumë dhe pasioni im për këtë të pabesueshme. klubi është rritur”,- është shprehur Dalot në fjalën e tij pas nënshkrimit të kontratës së re. /i.m /abcnews.al
Postimi i klubit:
Committing his future to United ?
? @DalotDiogo#MUFC pic.twitter.com/fUNAjo0JC3
— Manchester United (@ManUtd) May 31, 2023