Këngëtarja e njohur tani i ka thënë lamtumirën Barcelonës dhe jeton përgjithmonë në Miami me dy fëmijët e saj, për një fillim të ri në jetën e saj. Mirëpo, duket se ajo nuk do ta gjejë lehtësisht qetësinë. Në këtë fazë kalimtare, Shakira, përveç fillimit të ri, duhet të menaxhojë edhe interesin e paparacëve që e ndjekin gjatë gjithë kohës, si atë dhe fëmijët e saj.
Që kur u bë i njohur divorci mes Shakirës dhe Piques, mediat nuk janë ndalur për asnjë moment të merren me ish-çiftin. Paparazzi e ndoqi këngëtaren dhe Piquen në çdo hap.
Edhe dy djemtë Sasha dhe Milan janë vënë në shënjestër, të cilët pavarësisht se janë përshtatur në shkollën e re në SHBA, kanë nisur të përballen me probleme me fotografët. Në këtë kohë ata janë me nënën e tyre në Miami, por pas përfundimit të vitit shkollor do të rikthehen në Barcelonë për sezonin veror, sipas negociatave gjyqësore.
Shakira with her kids in Miami [20.05.2023] pic.twitter.com/2wxT6O4wXv
— .✨ (@shakiraxfcb) May 21, 2023
Duhet theksuar se kënga “Acrostico”, në videoklipin e së cilës shfaqen fëmijët e çiftit, ka shqetësuar ish-futbollistin i cili pretendoi se është bërë pa dijeninë e tij./abcnews.al