NATO dërgon 700 trupa shtesë në Kosovë/ Borrell: Qetësia të rivendoset menjëherë

schedule23:21 - 30 Maj, 2023

schedule 23:21 - 30 Maj, 2023

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Jorep Borrell ka mirëpritur vendimin e NATO-s që të dërgojë 700 trupa shtesë në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Borrell u shpreh se qetësia në veriun e Kosovës duhet të rivendoset menjëherë.

“Mirëpres vendimin e shefit të NATO-s për vendosjen e 700 trupave shtesë në #Kosovë. Ne do të vazhdojmë bashkërendimin dhe bashkëpunimin tonë të ngushtë me KFOR-in duke përfshirë misionin e EULEX-it. Qetësia duhet të rivendoset tani”, shkroi Borrell në Twitter.

Që nga 26 maji, në veri të Kosovës janë rritur tensionet, pasi po atë ditë, krerët e rinj të Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut u futën në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!