Galatasaray kampion, flet Rashica: Emocion i veçantë, e merituam

schedule22:53 - 30 Maj, 2023

schedule 22:53 - 30 Maj, 2023

Skuadra e Galatasarayt u shpall për herë të 23-të kampione e Turqisë, pas fitores 1 me 4 ndaj Ankaragucu në javën e 36-të të Superligës turke.

Sulmuesi “Dardan”, Milot Rashica, i cili luajti për 79 minuta dhe regjistroi një asistim, pas ndeshjes foli për mediat në Turqi, duke treguar ndjenjat e tij pas shpalljes kampion.
“Kemi përfunduar një sezon shumë të mirë. Duke parë të gjithë sezonin, kemi pasur ndeshje shumë të vështira.

Kryesisht kemi fituar, por ka pasur edhe humbje. Është ndjenjë shumë, shumë e mirë të fitosh kampionatin”, u shpreh Rashica./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!