Partizani u shpall kampion për herë të 17-të në Shqipëri, një trofe pas një sezoni të gjatë të cilin e ngritën ditën e fundit të kampionatit me një fitore në shtëpi, në “Arenën e Demave”.
Për këtë titull të fituar, ka reaguar edhe presidenti i klubit, Gazment Demi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Faleminderit…
Dua të uroj fillimisht gjithë ata që kontribuuan në këtë titull të 17-të, gjithë familjen Partizani, nga i pari tek i fundit në klub…
Por, sot në mënyrë të veçantë, dua të falënderoj dhe të uroj tifozerinë tonë të zjarrtë. Ky titull është për JU. Jeni shpirti, zemra dhe grinta e këtij ekipi KAMPION. Faleminderit që jeni sjellë në mënyrë korrekte gjatë gjithë sezonit, ashtu si i ka hije tifozerisë së kuqe.
“Arena e Demave”, të hënën e 29 Majit ishte flakë e kuqe, ashtu si unë e kam ëndërruar që në startin e këtij projekti.
Jeni KAMPIONË EDHE JU! Jemi një familje…
Ju përqafoj të gjithëve. Respekt maksimal, Gaz Demi! PMTP”, shkruhet në postimin e Demit në faqen e klubit./ h.ll/abcnews.al