Milatoviç: Mali i Zi mund të anëtarësohet në BE në 5 vitet e ardhshme

schedule17:34 - 30 Maj, 2023

schedule 17:34 - 30 Maj, 2023

Presidenti malazezs, Jakov Milatoviç beson se Mali i Zi mund të bëhet anëtar i plotë i BE-së deri në fund të mandatit të tij pesëvjeçar.

Nga Brukseli, ai tha se pret që qeveria, e cila do të formohet pas 11 qershorit, të jetë fuqimisht e orientuar drejt Evropës, shkruan RTCG.

Milatoviç ka biseduar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borell dhe me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi.

“Vizita ime e parë zyrtare në Bruksel është një hap përpara drejt vizionit të Malit të Zi si anëtar i plotë i BE-së në mandatin tim të ardhshëm pesëvjeçar. Dhe mesazhet nga takimet ishin në atë sfond, duke inkurajuar, mbështetur dhe mirëpritur të gjitha planet reformuese që ka Mali i Zi në periudhën e ardhshme, të cilat kanë të bëjnë me reformën e gjykatave të ulëta dhe përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!