Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka konfirmuar për REL se ai është duke punuar nga Zyra për Kimunitete në fshatin Lipë të kësaj komunë dhe jo në godinën para së cilës po protestohet nga qytetarë sërbë.
“Këtu sot kemi filluar punën. Tash le të shohim” ka thënë shkurtimisht ai.
Kujtojmë që ditën e djeshme, situata para kësaj komune përshkallëzoi në dhunë fizike mes protestuesve dhe ushtarëve të KFOR-it ku pati dhjetëra të lënduar nga të dyja palët.
Edhe sot qytetarët janë mbledhur, por situata deri më tani raportohet të jetë e qetë.r.t/abcnews.al