Tensionet në veri, Kurti bisedon me Peach: Në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste

schedule09:31 - 30 Maj, 2023

schedule 09:31 - 30 Maj, 2023

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti ka biseduar me të dërguarin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, lidhur me sulmet e egra të protestuesve serbë ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve.

Kurti ka shkruar në Twitter se në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste.

“Fola me SE Lordin Stuart Peach për sulmet e egra ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve. Në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste… Qytetarët e të gjitha etnive kanë të drejtë në shërbim të plotë dhe të papenguar të zyrtarëve të tyre të zgjedhur”, ka thënë Kurti.

Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

Dje (e hënë), protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave, duke e djegur tërësisht veturën e një televizioni./KosovaPress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!