Notarja 61-vjeçare humb jetën gjatë garës

schedule15:04 - 29 Maj, 2023

schedule 15:04 - 29 Maj, 2023

Një notare 61-vjeçare ka ndërruar jetë teksa po notonte gjatë një gare në Swansea, thanë organizatorët.

Përfaqësuesi i aktivitetit Wales Events konfirmoi vdekjen duke thënë se gruas “iu rëndua zemra” dhe ofroi ngushëllime për familjen e atletit.

Ndërkohë, Policia dhe Shërbimi i Ambulancës së Uellsit ishin ndër ata që u përpoqën ta ndihmonin.

“Dëshirojmë të falënderojmë përpjekjet e jashtëzakonshme të ekipit të sigurisë së notit, St John’s, Ambulancës, ekipit të ndihmës së shpejtë, policisë, vullnetarëve dhe anëtarëve të publikut të përfshirë në vendngjarje,” tha Activity Ëales Events.

Shërbimi i Ambulancës së Uellsit tregoi se ishte thirrur rreth orës 09:15 për një urgjencë mjekësore.

Ne dërguam një automjet të ndihmës së shpejtë, një ambulancë emergjente dhe shërbimin e marrjes dhe transferimit të urgjencës mjekësore”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!