Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer 70 të burgosur, pas një procesi të gjatë negociues. Gjesti konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt rifillimit të dialogut mes Moskës e Kievit dhe është përshëndetur nga kancelarja Merkel dhe presidenti Trump.
Pas negociatave të gjata, Rusia dhe Ukraina kanë finalizuar shkëmbimin e 70 të burgosurve, një akt që presidenti ukrainas Volodimit Zhelenski e ka cilësuar si një hap të parë për rifillimin e dialogut mes Moskës e Kievit si dhe një akt konkret drejt përfundimit të luftës në Donbas. Mes të burgosurve të liruar nga rusët janë edhe regjisori ukrainas Oleg Sentsov dhe 24 marinarë ukrainas që ishin kapur vitin e kaluar pas një përplasje në Krime.
Shkëmbimi i të burgosurve është përshëndetur si një sinjal shprese edhe nga kancelarja gjermane Angela Merkel, që pasi u shpreh e lumtur për marinarët ukrainas dhe regjisori Sentsov po kthehen në shtëpi, ka deklaruar se tani ia vlen të vazhdohet puna për zbatimin e marrëveshjeve të Minskut.
“Qeveria gjermane është gati ta bëjë këtë”, ka thënë Merkel. I ngjashëm edhe reagimi i presidentit amerikan Donald Trump sipas të cilit, mbase ky është një hap i parë madhor drejt paqes, një lajm i shkëlqyer.
Në të njëjtën linjë kanë reaguar edhe Ministri i Jashtëm francez, presidenti i Parlamentit Europian dhe Ministria e Jashtme italiane./ABC News Albania 24/7