Forcat ruse nuk ndalen/ Sulm masiv me dronë dhe raketa në Kiev

schedule09:35 - 29 Maj, 2023

schedule 09:35 - 29 Maj, 2023

Forcat ruse kanë vazhduar sulmet në orët e para të mëgjesit, për të dytën natë radhazi gjatë këtij muaji.

“Një raketë u rrëzua pranë Kievit,” tha kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko, përmes Telegramit, duke theksuar se mbrojtja ajrore kishte marrë masa. Ai shtoi se u dëgjuan shpërthime në disa periferi, duke përfshirë lagjen historike të Pontil, ku mbetjet e raketave ranë në çatinë e shtëpive.

Deri më tani nuk raportohet për viktima. Sulmi i së dielës u cilësua si më i madhi i regjistruar deri më tani në luftë. Autoritetet ukrainase raportuan një të vdekur dhe të plagosur.

Reuters raportoi se u dëgjuan disa shpërthime të forta dhe se u dha një alarm për sulmet ajrore ruse në pothuajse të gjithë Ukrainën. Ndërsa kundërofensiva e shumëpërfolur ukrainase për të rimarrë territorin e pushtuar nga ushtria ruse pritet të fillojë dhe lufta tani është në muajin e saj të pesëmbëdhjetë, Moska po shton sulmet ajrore, duke synuar infrastrukturën, furnizimet dhe pajisjet.

Nga ana tjetër, megjithëse Kievi rrallë ka marrë përgjegjësinë për sulmet në Rusi, ka pasur sulme të shumta kundër infrastrukturës ushtarake, energjetike dhe transportit në tokën ruse, për të cilat Moska fajëson forcat ukrainase dhe vendet perëndimore që i mbështesin ata në luftë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!