Talenti francez, Randal Kolo-Muani ka shkëlqyer që në sezonin e tij të parë me “shqiponjat” e Frankfurt, teksa në 44 paraqitjet e kryera këtë sezon ka arritur të gjejë plot 23 herë rrugën e rrjetës, si dhe të dhurojë 14 asistime për shokët e tij të skuadrës.
Paraqitje të tilla e kanë vendosur “yllin” francez në “lupën” e “gjigandëve” evropianë, me Bayern Munich, Manchester United e PSG, që e kanë treguar prej kohësh interesimin e tyre për “fantazistin”, 24-vjeçar.
Ndërkaq, në “gjurmët” e “gjelit” të Frankfurt janë vënë gjithashtu dhe “bardhezinjtë” e Neëcastle e Juventus, me të dërguarit e klubit, që sipas raportimeve të mediave gjermane ishin të pranishëm pasditen e djeshme në përballjen e Frankfurt me rivalët e Freiburg. /i.m /abcnews.al