AKU bllokon dhjetra kg mish të pasigurt në Korçë

schedule15:30 - 7 Shtator, 2019

schedule 15:30 - 7 Shtator, 2019

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar me dhjetëra kg mish të pasigurt në disa subjekte tregtare në Korçë. Nga kontrollet e kryera nga Drejtoria Rajonale e AKU Korçë u konstatuan se disa subjekte ushtronin aktivitetin në kundërshtim me ligjin. Në një subjekt me aktivitet “Kamping” në Korçë, i cili ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare në kuzhinë dhe në dhomat frigoriferike, janë bllokuar 147 kg mish i pasigurt për konsumatorët si dhe është gjobitur me 500,000 lekë.

Gjithashtu, edhe një piceri në Pogradec është gjobitur me 300,000 lekë gjobë si dhe i është bllokuar aktiviteti për kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare. Sipas AKU, ambienti i kuzhinës së picerisë ka qenë i papastër dhe me prani insektesh në rafte dhe në tavolinën e punës. AKU ka bllokuar aktivitetin e shitjes edhe për një dyqan mishi me kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare në Leskovik-Kolonjë. Subjekti është gjobitur me 300,000 lekë. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!