Drejtuesi pa dokumentacion, bllokohet një tjetër skaf në plazhin e Ksamilit, i vendoset gjobë e majme

schedule09:46 - 28 Maj, 2023

schedule 09:46 - 28 Maj, 2023

Policia Kufitare po vijon kontrollet gjatë vijës bregdetare në Jug të vendit. Një tjetër mjet lundrues skaf është bllokuar, duke e çuar numrin e tyre në shtatë. Mësohet se drejtuesi i skafit është ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë të rinj, pasi nuk posedonte dokumentacionin përkatës në bord.

Ndërkohë, Policia Kufitare do të vijojë kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut.

Njoftimi i Policisë: 

Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare, përgjatë gjithë vijës bregdetare në Vlorë, Sarandë dhe Himarë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik.

Shkon 7 numri i mjeteve lundruese të bllokuara gjatë kësaj jave, nga DVKM Vlorë.

Bllokohet një tjetër mjet lundrues skaf, në plazhin e Ksamilit, dhe ndëshkohet me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesi, pasi nuk posedonte dokumentacionin përkatës në bord.

Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare Sarandë, në zbatim të planit të masave të hartuar për forcimin e kontrolleve në det dhe në tokë, ndaj mjeteve lundruese për peshkim dhe atyre turistike, si dhe për të verifikuar ligjshmërinë e posedimit dhe drejtimit të këtyre mjeteve nga shtetas të ndryshëm, në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, kanë evidentuar një tjetër rast të drejtimit të mjetit lundrues, në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Policia Kufitare e Sarandës ka ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesin e një mjeti lundrues tip skaf, pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar se nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm në bord.

Mjeti lundrues skaf u bllokua deri në shlyerjen e masës administrative dhe pajisjen e drejtuesit të tij, me dokumentacionin përkatës.

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital, ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional./abcnews.al