Pushtimi i Everestit/ Në 1953 ngjitja në “çatinë e Botës”, edhe shqiptarët “pushtues”

schedule14:02 - 27 Maj, 2023

schedule 14:02 - 27 Maj, 2023

Si sot 70 vjet më parë, dy persona ishin shumë pranë asaj që pak e kishin ëndërruar. Ishte 27 maji I vitit 1953 kur Sër Edmund Hillari dhe Tenzing Norgai ndodheshin në kampion e fundit basë dhe vetëm 200 metra larg majës më të lartë në botë. Dhe pas përpjekjes mbinjerëzore për atë kohë, ata arritën të prekin pikën më të lartë të Everestit.

I pari një bletar nga Zelanda e Re, ndërsa tjetri një sherpa lokal nga Nepali realizuan përpjekjet që kishin nisur që në vitet 20-të, por që kishin rezultuar të dështuara dhe kishin marrë shumë jetë njerëzish.

Që nga ajo kohë, ngjitja në “çatinë e botës” vazhdon të jetë një sipërmarrje e vështirë dhe e rrezikshme, por kjo nuk ka penguar mijëra ekspedita nga e gjithë bota të prekin majën më të lartë prej 8849 metrash.

Në vitin 2012 për herë të parë edhe flamuri shqiptar u vendos në majën e Everestit, falë gjashtë alpinistëve të apasionuar Fatjon Plaku, Gerti Pishtari, Mateo Begeja, Gjergj Bojaxhi, Erlin Rudho dhe Xhimi Begeja.

Më pas edhe disa ekspedita të tjera me alpinistë shqiptarë ja kanë dalë të ngjiten në malin më të lartë në botë.

Por kur kanë kaluar 7 dekada, tani sherpat lokale që shoqërojnë alpinistët nga e gjithë bota shprehen të shqetësuar. Mali, që për ta është I shenjtë dhe që vendasit e quajnë Çomolungma, që në gjuhën vendase do të thotë “Zonja hyjnore e erërave” ka ndryshuar. Ngrohja globale ka bërë që bora dhe akujt të shkrijnë më shpejt.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!