Sampdoria luajti ndeshjen e fundit në shtëpi për këtë sezon në Serie A ndaj Sassuolos, ku rezultati përfundoi në barazimin 2-2.
Fabio Quagliarella ka përshëndetur tifozët e Sampdorias pas ndeshjes, por nuk i ka varur këpucët ende në gozhdë.
“Nëse drejtuesit e rinj dëshirojnë dhe mendojnë se Quagliarella është ende i dobishëm, unë jam këtu, sepse dua të kthehemi së bashku në Serie A, këta tifozë e meritojnë. Nuk dua të jem në qendër të projektit, por të jem pjesë e tij. Mendoj se ende mund të jap një dorë”, është shprehur Quagliarella.
Kujtojmë se sezonin e ardhshëm Sampdoria do të luaj në Serie B./h.ll/abcnews.al