Antibiotik për bakterin vrasës, Inteligjenca artificiale potencial të zbulojë kurën e kancerit

schedule11:51 - 26 Maj, 2023

schedule 11:51 - 26 Maj, 2023

Me avancimin e teknologjisë përfitimet në mjekësi do të jenë të dukshme. Inteligjenca artificiale, edhe pse ka pasur shume kritika për rrezikshmëri të lartë të njerëzimit, ka ndihmuar në zbulimin e një antibiotiku të ri që mund të vrasë një specie vdekjeprurëse të superbaktereve.

Shkencëtarët njoftuan se Inteligjenca artificiale ndihmoi në ngushtimin e mijëra kimikateve të mundshme në një pjesë të vogël që mund të testoheshin në laborator.

Rezultati ishte një antibiotik i fuqishëm, eksperimental i quajtur “ABAUCIN”. Megjithatë ky antibiotik është në fazën eksperimentale dhe do të nevojiten shumë testime përpara se të dalë në treg për përdorim të gjerë.

Studiues të njohur në Kanada dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë së AI(ej aj) do të ndihmojë ne zbulimin e barnave të reja.

Antibiotikët vrasin bakteret. Megjithatë, ka pasur mungesë të barnave të reja për dekada dhe bakteret po bëhen më të vështira për t’u trajtuar, pasi ato zhvillojnë rezistencë ndaj atyre që janë aktualisht në treg. Më shumë se një milion njerëz në vit vlerësohet të vdesin nga infeksionet që i rezistojnë trajtimit me antibiotikë.

Është shembulli më i fundit se si mjetet e inteligjencës artificiale mund të jenë një forcë revolucionare në shkencë dhe mjekësi.

Sam Altman, udhëhëqësi i chat gpt, kur u morë në pyetje nga ligjvënësit në kongresin amerikan disa ditë më parë, deklaroi se inteligjenca artificiale ka potencialin që në të ardhmen të gjejë edhe trajtimin e Kancerit./abcnews.al