Për herë të parë, popullsia e Britanisë së Madhe pritet të kapërcejë atë të Francës deri në vitin 2025, e nxitur nga nivelet rekord të emigracionit. Hendeku i popullsisë midis dy vendeve po mbyllet prej dekadash. Por Franca mbetet vendi i dytë më i madh në Europë.
Në mesin e vitit 2021, sipas vlerësimeve Mbretëria e Bashkuar kishte rreth 700,000 banorë më pak se Franca. Migrimi neto i Britanisë ishte 606,000 vitin e kaluar, sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS) , ndërsa zyra e statistikave e Francës vlerëson migrimin e saj neto në 161,000.
Daily Express raporton se kryeministri u ka dërguar një mesazh të qartë lexuesve se qeveria e tij “duhet dhe do” të zvogëlojë numrin e njerëzve që lëvizin në Mbretërinë e Bashkuar.
Nga ana e saj, The Guardian citoi dokumente të zbuluara që tregojnë se qeveria ka hartuar plane për të dëbuar më shumë se 3,000 azilkërkues çdo muaj që nga janari, bazuar në dispozitat e një projektligji përkatës që kalon aktualisht në parlament. Ministrat mund të përballen edhe me “sanksione ligjore” nëse zbatojnë projektligjin.
Maksuel Marloui Institutit Adam Smith për Tregun e Lirë tha se statistikat rekord të emigracionit të sotëm tregojnë se Britania e Madhe do të kalojë popullsinë e Francës deri në vitin 2025.
Imigrimi mendohet të jetë rritur për shkak të mbështetjes për banorët e Hong Kongut dhe refugjatët nga Ukraina, por edhe për shkak të numrit të madh të studentëve.
/abcnews.al