Për analistin Arben Mece, rikthimi në këtë moment i Lulzim Bashës ka pikëpyetje të mëdha. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Tirana Live në ABC Neës, Mece tha se së pari duhet analizuar se me cfarë statusi Basha po kthehet në PD.
“Nuk e di ka pikëpyetje të madhe rikthimi tani. Duhet të analizohet statusi i këtij rikthimi, pas dështimit që pati PD gjithë grupimi në fushatë bëhet një analizë që do të thotë një organizim total i tyre. Kjo është analiza më e ndershme. Cdo tentative për të fatuar në adresa të ndryshme humbjen do të thotë humbje e radhës. Jemi në rrethanën ku ai grupim duhet të bëjë një reformim dhe reformim do të thotë largimi Berishës.
Fakti që Basha e persona të tjerë nuk kanë qenë present në gjithë këtë betejë e penalizon atë dhe këdo tjetër. Rikthimi në këtë moment duhet përcaktuar qartë me cfarë statusi po vjen. Si politikan është normale të vijë, është një process që duhet të ndodhë.” u shpreh Mece ndersa thkesoi se PD duhet të bashkohet pa Berishën.
“Kur Basha doli isha në opisionin se nuk ishte gjë tjetër vecse marionetë e Berishës, shpesh i qëndroj këtij fakti se janë shumë gjëra që e penalizojnë, por në këtë moment qëndrimi stoik i PD zyrtare, domosdoshmëria e Bashkimit vjen vetëm përmes largimit të Berishës, është një opsion që nuk e kontestoj dot. Ajo parti duhet të bashkohet pa Berishën. Të gjitha aktorët duhet të luajnë por pa status. Nëse Basha pretendon se vjen si ish-kryetar është i goditur moralisht dhe nuk po bën gjë tjetër, por dështim total perspektiva e nesërme” tha ai.