Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu deklaroi se Bjellorusia mbetet një aleat besnik dhe partner i besueshëm i Rusisë, përballë shteteve perëndimore.
Gjatë një vizite në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, Shoigu u shpreh se Perëdnimi po bën çdo gjë të mundur, për të zgjatur dhe përshkallëzuar konfliktin e armatosur në Ukrainë, shkruan The Guardian.
Të dy vendet nënshkruan një marrëveshje për pozicionimin e armëve bërthamore armë në Bjellorusi.
Shoigu tha se “vendosja e armëve bërthamore në territorin e Bjellorusisë nuk e transferon atë në kontrollin e republikës mbi të, dhe vendimi për përdorimin e tij i mbetet Moskës”./abcnews.al