Cakaj për raportin e ODIHR: Kritikues për opozitën, zgjedhjet legjitime

schedule13:16 - 6 Shtator, 2019

schedule 13:16 - 6 Shtator, 2019

Qeveria mandatoi sot ministrin për punët e jashtme të komentonte raportin e OSBE ODIHR për 30 qershorin. Gent Cakaj tha se krritikat janë për opozitën dhe se pasojat në zgjedhje janë për shkak të sjelljes së PD e LSI. Anëtari i qeverisë tha se zgjedhjet ishin legjitime.

Qeveria nuk i kundërshton problemet e evidentuara nga misioni i OSBE ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit, por thotë se ato janë pasojë e sjelljes jo institucionale të opozitës. Ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj tha se raporti ishte kritikues për opozitën.

Presionin ndaj votuesve, klimën konfliktuale, mos arritjen e balancës politike në KQZ, Cakaj ja faturon Partisë Demokratike dhe Opozitës.

Në sytë e qeverisë, 30 qershori ishte një proces zgjedhor demokratik i certifikuar.

Qeveria përsërit sërish thirrjen ndaj opozitës për një reformë zgjedhore të shpejtë dhe konsensuale. /ABC News Albania 24/7