Siguria në centralin bërthamor më të madh të Evropës ishte fokusi i një takimi në Pekin midis Rafael Grossi, shefi i mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së dhe Alexey Likhachev, kreu i Rosatom, kompania shtetërore bërthamore ruse.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike thotë se ishte pjesë e “përpjekjeve të intensifikuara” të Rossi për të “shmangur një aksident bërthamor ose radiologjik”, shkruan Sky News.
Ndërkaq, nuk u dhanë detaje të tjera në lidhje me takimin.
Rusia e vuri nën kontrollin e saj uzinën në fillim të luftës dhe shqetësimet për sigurinë janë ngritur në disa raste.
Të hënën, termocentrali u shkëput përkohësisht nga energjia e jashtme dhe u ndez në gjeneratorët e furnizimit emergjent. Të dyja palët fajësuan tjetrin për ndërprerjen e energjisë elektrike./abcnews.al
As part of his intensified efforts to get support for the principles to avoid a nuclear or radiological accident at #ZNPP, @iaeaorg Director General @rafaelmgrossi met with @Rosatom Director General Alexey Likhachev today in Beijing. pic.twitter.com/QQZQUOM8s2
— IAEA – International Atomic Energy Agency ⚛️ (@iaeaorg) May 24, 2023