Një gjykatë në Francë i ka dhënë të drejtë gjelit Mauris të këndojë çdo mëngjes herët. Fqinjët e pronares së gjelit e kishin hedhur në gjyq, por tashmë ata duhet të paguajnë një dëmshpërblim prej një mijë eurosh plus interesat.
Gjeli Mauris mund të vazhdojë të këndojë çdo mëngjes duke zgjuar francezët në komunën e Sant – Pier – D’oleron. Vendimi është marrë nga gjykata e qytezës, e cila refuzoi kërkesën e një fqinji të pronares së gjelit. Ai ankohej për zgjimin e hershëm dhe kërkonte një mijë euro dëmshpërblim me interesa. Pronarja e gjelit Korin Feso u shpreh shumë e lumtur pas vendimit duke thënë se Mauris fitoi. Tashmë janë fqinjët ata që duhet të paguajnë dëmshpërblim.
Sipas avokates së pronares, çështja u fitua pasi sipas ligjeve franceze duhet të dëshmohet me fakte një ngacmim, dhe një gjë e tillë nuk u bë e mundur nga fqinjët.
Avokatja ka shkuar dhe më parg duke propozuar që të hartohej një ligj I vecantë për mbrojtjen e kafshëve shtëpiake, duke I vënë dhe emrin e gjelit Mauris. Denoncimi I parë u bë nga një cift pensionistësh sipas të cilëve gjeli këndonte shumë herët në mëngjes dhe shumë pranë shtëpisë së tyre.
Prpnarja madje përgatiti një strehë të vecantë dhe të errët që të ndalonte gjelin të kuptonte se po zbardhte dita, por asgjë nuk e ndaloi Mauris të këndonte sapo dilnin rrezet e para të diellit. Cështja e vecantë u raportua nga shumë media prestigjoze, me Nju Jork Tajms që i ka kushtuar disa artikuj. Ndërsa në Francë u hapën shumë debate dhe madje një fushate me hashtagun “Më lër të këndoj” në mbrojtje të gjelit Mauris. Peticioni pro tij u firmos nga 140 mijë persona, duke e kthyer këtë gjel në simbolin e jetës rurale së kërcënuar në Francë. /ABC News Albania 24/7