Arrestimi i 15 biznesmenëve për mashtrim me TVSH, hetoheshin prej 6 muajsh

schedule14:24 - 5 Shtator, 2019

schedule 14:24 - 5 Shtator, 2019

15 biznesmenët e vënë në pranga në Tiranë, po mbaheshin nën vëzhgim prej 6 muajsh. Ndaj tyre ka nisur hetimi për krijimin e skemave mashtruese lidhur me TVSH. Të arrestuarit janë pronarë apo administratorë të kompanive të ndryshme me aktivitet në ndërtim, polici private, import-export etj.

Një hetim i nisur 6 muaj më parë nga Policia e Tiranës kë bërë që 15 biznesmenë të bien në pranga e uniformave blu.

Ata akuzohen për evazion fiskal, pasi me aktivitetet e tyre kanë kryer shitje dhe blerje të faturave fiktive në total në vlerën 182 milion lekë të reja me TVSH duke përfituar 25 milion të reja nga kjo skemë.

Abuzimet kanë ndodhur gjatë periudhës 2017-2019 dhe mendohet se i është shkaktuar shtetit një dëm prej 3 milion euro.

Policia sqaron se biznesmenët e ndaluar kanë aktivitete të ndryshme ekonomike si: ndërtime, import, eksport, tregëtim me shumicë e pakicë të mallrave të ndryshme industriale, ushqimore, makineri e pjesë këmbimi, pajisje elektrike, elektronike, hidraulike, lëndë të para, materiale ndërtimi.

Nga analizimi i librave të blerjes rezultoi se shoqëria në total nuk ka kryer asnjë blerje ose importe sipas deklarimeve të subjektit në organin tatimor. Subjekti gjithashtu nuk ka berë asnjë deklarim tjetër në organin tatimor. 15 bisnemenet e ndaluar akuzohen nga prokuroria e Tiranës për veprat penale  “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave” .

Në njoftimin për mediat të uniformave blu thuhet se u shpallën në kërkim disa shtetas shtetas të tjerë.

/ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!