Pikërisht 31 vite nga vrasja e gjyqtarit Giovanni Falcone, është hapur një muze në Palermo të Siçilisë. Muzeu i ri, i është kushtuar Giovanni Falcone dhe gjyqtarit Paolo Borcellino, të vrarë nga mafia brenda 57 ditëve nga njëri-tjetri.
Projekti drejtohet nga Fondazione Falcone, e themeluar nga Maria Falcone, motra e gjyqtarit të vrarë, e cila tha në një deklaratë se sipërmarrja e fundit e fondacionit “nuk do të jetë vetëm një muze, por edhe një vend dinamik ku njerëzit mund të bashkohen.”
Duke folur për muzeun, kryetari i bashkisë së Palermos Roberto Lagala shtoi se “studentët dhe të rinjtë do të jenë protagonistët kryesore të asaj që shpresojmë të bëhet një muze interaktiv dhe narrativ jo vetëm për shkak të historisë por të cilësohet edhe si një vend mikpritjeje dhe reflektimi për turistët, bizneset dhe qytetarët”.
/abcnews.al