Kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës pretendon se ndërprerja e energjisë në centralin bërthamor Zaporizhzhia është për shkak të sulmeve ruse.
Energoatom tha se ndërprerja vjen pas bombardimeve të një linje të jashtme të energjisë.
Më herët, Sky News raportoi se centrali u kalua në gatishmëri dhe gjeneratorë të furnizimit me energji emergjente, duke cituar një zyrtar lokal të instaluar nga Rusia në pjesën e rajonit të kontrolluar nga Moska.
Centrali bërthamor u mor në kontrollin e forcave ruse në ditët e para të pushtimit të Ukrainës nga Moska.
/abcnews.al