Një anije turistike pësoi defekt në gadishullin e Karaburunit duke dhënë alarmin SOS në portin e Vlorës. Menjëherë një mjet tjetër turistik i ka ardhur në ndihmë pasagjerëve të cilët kishin mbetur në bord.
Të gjithë turistët zbarkuan rreth orës 19:40 në portin e Vlorës dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Anija me të cilën lundronin turistët pësoi defekt në dy helikat e saj./ABC News Albania 24/7