Timonieri i Bayernit, Thomas Tuchel, nuk do të shkarkohet në fund të sezonit aktual.
Në ndeshjen e javës së parafundit të Bundesligës kundër RB Leipzig, skuadra e Mynihut u mund (1:3) dhe tani skuadra rrezikon të mbetet pa titullin e Bundesligës për herë të parë pas 11 vitesh.
Pavarësisht kësaj, sipas Kicker, asgjë nuk e kërcënon Tuchelin. Trajneri do të vazhdojë të punojë në klub, edhe nëse e mbyll sezonin aktual pa trofe. /G.D abcnews.al/