“Vendet perëndimore do të përballen me “rreziqe kolosale” nëse furnizojnë Ukrainën me avionë luftarakë F-16.”
Kështu u shpreh zëvendësministri i Jashtëm rus, Alexander Grushko, shkruan Tass.
Grushko po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me implikimet e sigurimit të avionëve, të cilat Ukraina ka kërkuar nga vendet e NATO-s.
Ajo nuk ka marrë ende zotimet për dorëzimin e avionëve, por presidenti i SHBA Joe Biden u tha udhëheqësve të G7 të premten se Uashingtoni mbështet programet e përbashkëta aleate të trajnimit për pilotët ukrainas në F-16, thanë zyrtarë të lartë amerikanë./abcnews.al