Padyshim një nga protagonistët absolut në ndërtimin e Napoli-t të “ëndrrëva”, që arriti këtë sezon triumfin për herë të 3-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A ishte dhe Drejtori Sportiv i “bluve”, Cristiano Guintoli.
Italiani ka kryer një punë të “magjishme” në gjetjen dhe sjelljen në mitikun “Diego Armando Maradona”, të lojtarëve kyç në formacionin e teknikut Spalletti, si Kvaratskhelia, Anguissa, Osimhen e Kim Min-Jae.
Mirëpo, aftësitë e Giuntolit nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha dhe sipas gazetari të mirënjohur italian, Gianluca Di Marzio, Giuntoli do të bëhet drejtori i ri sportiv i Juventusit. Marrëveshja mes bardhezinjve dhe Giuntolit është arritur dhe firmosur.
Ndërkaq, kujtojmë se Juventus aktualisht është pa një drejtor sportiv për shkak të pezullimit të vendosur ndaj Federico Cherubini, duket se ka zgjedhur Cristiano Giuntolin si djalin ideal për atë rol. /i.m /abcnews.al